Hyrje
IDRApoll është një platformë sondazhesh online e menaxhuar nga IDRA Research & Consulting, e cila u ofron anëtarëve mundësinë të marrin pjesë në kërkime studimore dhe të shprehin opinionin e tyre mbi çështje të ndryshme sociale, ekonomike dhe të tregut.
Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të platformës është një prioritet për IDRApoll. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat personale të përdoruesve të platformës.
Përdorimi i platformës IDRApoll dhe pjesëmarrja në sondazhe nënkupton pranimin e kësaj Politike të Privatësisë.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave
Kontrolluesi i të dhënave personale është:
Tiranë, Shqipëri
Email: info@idrapoll.com
Për çdo pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, përdoruesit mund të kontaktojnë në adresën e mësipërme.
Çfarë të dhënash mbledhim
Gjatë regjistrimit të platformës mund të mblidhen këto kategori të dhënash:
Të dhëna identifikimi si: emri dhe mbiemri, adresa e email-it dhe numri i telefonit.
Të dhëna demografike dhe socio-ekonomike si: mosha, gjinia, zona e banimit, profesioni ose niveli i arsimit, informacion mbi përbërjen e familjes. Këto të dhëna përdoren për të përcaktuar nëse një përdorues plotëson kriteret për pjesëmarrje në sondazhe të caktuara.
Të dhëna nga sondazhet: kur një anëtar merr pjesë në një sondazh, përgjigjet e dhëna regjistrohen për qëllime kërkimore dhe statistikore.
Të dhëna teknike: në raste të caktuara, sondazhet mund të përfshijnë pyetje që lidhen me kategori të veçanta të të dhënave personale, siç përcaktohen nga legjislacioni në fuqi. Në këto raste, përpunimi kryhet vetëm mbi bazën e pëlqimit të qartë dhe të informuar të përdoruesit dhe vetëm për qëllime kërkimore.
Si përdoren të dhënat
Të dhënat e përdoruesve përpunohen nga IDRApoll vetëm për qëllime të përcaktuara qartë dhe në përputhje me funksionimin e platformës. Këto përfshijnë administrimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë së përdoruesit, dërgimin e ftesave për pjesëmarrje në sondazhe, si dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve bazuar në kriteret specifike të çdo studimi kërkimor.
Gjithashtu, të dhënat përdoren për përpunimin dhe analizën statistikore të informacionit të mbledhur për qëllime kërkimore, për administrimin e sistemit të pikëve dhe shpërblimeve, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të funksionimit dhe sigurisë së platformës.
IDRApoll nuk përdor të dhënat e përdoruesve për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë apo për shitjen e produkteve ose shërbimeve.
Ndarja e të dhënave me palët e treta
Çdo ndarje e të dhënave personale identifikuese kryhet vetëm kur është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin, si dhe vetëm nëse përdoruesi ka dhënë pëlqimin e tij të qartë dhe të informuar. Në disa raste të kufizuara dhe vetëm për qëllime të lidhura me funksionimin e platformës, IDRApoll mund të ndajë të dhëna me palë të treta, partnerë teknikë që mbështesin menaxhimin dhe mirëmbajtjen e platformës lidhur me shpërndarjen e shpërblimeve për përdoruesit.
Për të garantuar funksionimin, sigurinë dhe disponueshmërinë e platformës, IDRApoll përdor shërbime të infrastrukturës cloud të ofruara nga Amazon Web Services (AWS). Të dhënat personale ruhen në serverë të vendosur në Republikën e Irlandës, brenda Bashkimit Evropian. Përpunimi dhe ruajtja e të dhënave kryhet në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe me standardet e zbatueshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.
IDRApoll përdor gjithashtu shërbimin Google Analytics, i ofruar nga Google LLC. Ky shërbim mbledh të dhëna anonime ose pseudonime mbi sjelljen e vizitorëve në platformë (si numri i vizitave, kohëzgjatja e qëndrimit, faqet e vizituara), pa identifikuar drejtpërdrejt përdoruesin.
Periudha e ruajtjes së të dhënave
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, ose për të përmbushur detyrimet ligjore. Në përgjithësi ato ruhen për sa kohë llogaria e përdoruesit është aktive.
Pas mbylljes së llogarisë së përdoruesit, të dhënat mund të ruhen për një periudhë të kufizuar kohore, vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe administrative të IDRApoll. Këto përfshijnë, ndër të tjera, respektimin e kërkesave ligjore dhe rregullatore, menaxhimin e ankesave dhe mosmarrëveshjeve të mundshme, mbrojtjen nga pretendimet ligjore, si dhe garantimin e transparencës dhe auditimit të proceseve të shpërblimeve.
Gjithashtu, të dhënat mund të përdoren në mënyrë të kufizuar për qëllime sigurie, ku përfshihet parandalimi i abuzimeve dhe mbrojtja e integritetit të platformës. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen ose anonimizohen në mënyrë të pakthyeshme.
Siguria e të dhënave
IDRApoll merr masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga akses i paautorizuar, humbje ose shkatërrim, si dhe nga ndryshim apo përdorim i paligjshëm.
Akses në të dhëna kanë vetëm persona të autorizuar, të cilët përfshijnë stafin e IDRA Research & Consulting të angazhuar në menaxhimin e platformës dhe realizimin e studimeve kërkimore, si dhe personelin teknik përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemeve. Në raste të caktuara, akses i kufizuar mund t'u jepet edhe partnerëve teknikë ose ofruesve të shërbimeve, të cilët veprojnë në bazë të marrëveshjeve kontraktuale dhe janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin dhe kërkesat për mbrojtjen e të dhënave.
Cookies dhe teknologjitë e gjurmimit
Platforma IDRApoll përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për të siguruar funksionimin korrekt teknik të platformës, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të analizuar mënyrën e përdorimit të saj.
Këto cookies mund të përfshijnë cookies thelbësore për funksionimin e faqes, cookies analitike për të kuptuar ndërveprimin e përdoruesve me platformën, si dhe cookies funksionale që ndihmojnë në personalizimin e përvojës së përdorimit. Përdoruesit kanë mundësinë të menaxhojnë, kufizojnë ose çaktivizojnë përdorimin e cookies në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit të tyre, megjithatë çaktivizimi i disa cookies mund të ndikojë në funksionimin normal të platformës.
Në veçanti, platforma përdor cookies të vendosura nga Google Analytics për të matur trafikun dhe sjelljen e vizitorëve, si dhe cookie NID, e lidhur sërish me shërbimet e sigurisë të Google. Këto cookies të palëve të treta i nënshtrohen politikave përkatëse të Google dhe mund të çaktivizohen nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit, siç përshkruhet më sipër.
Të drejtat e përdoruesve
Në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", përdoruesit kanë të drejtë të ushtrojnë një sërë të drejtash në lidhje me të dhënat e tyre personale. Këto përfshijnë të drejtën për të kërkuar akses në të dhënat e tyre, përditësimin e profilit, korrigjimin e të dhënave të pasakta ose jo të plota, si dhe fshirjen e tyre ("e drejta për t'u harruar") në rastet e parashikuara nga ligji.
E drejta për ankesë
Përdoruesit kanë të drejtë të paraqesin një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale:
Email: info@idrapoll.com
Website: www.idrapoll.com
Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
IDRApoll rezervon të drejtën të përditësojë këtë Politikë Privatësie në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet në platformë dhe, kur është e nevojshme, përdoruesit do të njoftohen përmes email-it.